Tërmeti në Kroaci, viktima e parë është një fëmijë
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Kroacinë rreth orës 12:20 të martën. Sipas informacioneve të para, tërmeti ishte me magnitudë 6.4 shkalla Rihter. Tërmeti ka epiqendër në thellësinë 44 km dhe ka ndodhur në afërsi të Zagrebit.
Sipas raportimeve të para viktimë e tërmetit ka mbetur një vajzë e vogël, gjersa dyshohet edhe për viktima të tjera.
E njëjta zonë u godit nga një tërmet ditën e djeshme me magnitudë 5.2.
Mediumi kroat “index.hr” raporton për shumë rrënoja në Petrinje, probleme të shumta me rrymë e alarmim te qytetarët që kanë dalë rrugëve.
Mediat serbe raportojnë se edhe Serbia është lëkundur nga ky tërmet.