Tetë të vdekur, 2 mijë e 236 infektime të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shënuar 2.236 raste pozitive me virusin Covid-19. Gjatë kësaj periudhe nga koronavirusi kanë vdekur tetë persona. Ndërkohë janë shëruar 138 të tjerë. /Express/
Njoftimi i plotë: 19 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës. Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546. Në total numri i rasteve aktive është 14.249