Totaj bën homazhe për dëshmorin e kombit Remzi Ademaj
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të Komunës së Prizrenit, bënë homazhe sot, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për nder të 24 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj, me nofkën e luftës “Komandant Petrit Kodra”.Kryetari Totaj, me këtë rast, tha se Petriti ishte dhe do të mbetet një ndër patriotët, ideologët, luftëtarët dhe komandantët më të shquar të Kosovës./