Totaj me përfaqësues të KFOR-it diskuton për situatën e sigurisë
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të enjten në takim komandantin e Regjimentit të Karabinjerëve MSU, kolonelin Maurizio Mele, me të cilin ka diskutuar për çështjet e sigurisë.“Pata kënaqësinë sot ta pres Komandantin e Regjimentit të Karabinjerëve MSU, kolonelin Maurizio Mele, me të cilin diskutuam për çështjet aktuale të sigurisë, por, edhe për zhvillimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmën, në fushën e rendit dhe ligjit”, ka thënë Totaj pas takimit.