Totaj mori pjesë në “Promovimin e diversitetit dhe gjuhës rome në Prizren”
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë sot në “Promovimin e diversitetit dhe gjuhës rome në Komunën e Prizrenit”, ku përmes mbledhjes solemne u zyrtarizua gjuha rome si gjuhë në përdorim zyrtar në këtë komunë.Totaj fillimisht ka falënderuar asamblistët për përkrahjen e kësaj iniciative.Me këtë rast, kryetari Totaj ka potencuar se diversiteti është vlerë e Prizrenit.“Jam krenar me këtë qytet që është mozaik me shumë ngjyra dhe këtë duhet së bashku ta shfrytëzojmë për promovim të Prizrenit që jeton në paqe, në çdo aspekt”, ka thënë Totaj.Ai ka theksuar se komuniteti rom është shembull për angazhimin e madh për arritjen e qëllimeve dhe ndikimit në gjithë shoqërinë për respektimin e të drejtave të të gjithëve, gjë që sipas tij, Komuna e Prizrenit e ka prioritet.