Totaj pret në takim ministren Kumbaro: Prizreni ka nevojë të ketë vizitorë nga Shqipëria

                          Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në takim ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit në të dyja vendet.Me këtë rast, Kryetari Totaj u shpreh se Prizreni ka nevojë të ketë vizitorë nga Shqipëria, që nxënësit shqiptarë të mund ta vizitojnë qytetin muze dhe t’i shohin nga afër monumentet historike e kulturore si dhe ta sodisin natyrën e pasur të Komunës së Prizrenit.Totaj, gjithashtu potencoi se zhvillimi i turizmit do të thotë, të kemi edhe zhvillim ekonomik në përgjithësi, shtim të kapaciteteve në vend, rritje të punësimit dhe shkëmbim të përvojave.E në prag të fillimit të sezonit veror në Shqipëri, Ministrja Kumbaro, falënderoi Kryetarin e Prizrenit për takimin përmbajtësor dhe premtoi se ofrimi i cëlësisë së shërbimeve në rivierën shqiptare, vazhdon të jetë prioritet i institucioneve të Shqipërisë.Kryetari Totaj, gjithashtu përmendi se përveç qytetit të Prizrenit, tashmë për vizitorët, në hartën turistike, janë futur edhe malet në afërsi, Prevalla dhe Brezovica.