Totaj takon kolonelin Saglam të KFOR-it turk për thellimin e bashkëpunimit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në prag të ndërrimit të moteve, priti sot kolonelin Zafer Sa?lam, kryetar i Komitetit Përfaqësues të Turqisë në Kosovë dhe kolonel në KFOR-in turk. Gjatë takimit, sipas njoftimit të komunës, u diskutua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dhe forcimit të bashkëpunimit në të ardhmën mes Komunës së Prizrenit dhe KFOR-it turk