Totaj: Ua kemi borxh dëshmorëve që ta ndërtojmë Prizrenin

0

                                          Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot familjen e heroit të kombit Xhevat Berisha.Ai, është shoqëruar nga Shefi i Shtabit Zgjedhor, Kujtim Gashi, dhe nga kandidatë për Kuvend të Prizrenit.“Mëngjesin e fillova me vizitë tek familja e heroit të kombit Xhevat Berisha. Kënaqësi e veçantë të takosh familjarët e dëshmorit, me të cilët evokuam kujtime nga historia e lavdishme e këtij strategu të UÇK-së”, shkruan Totaj.“Respekti e nderimi ndaj familjeve të dëshmorëve është obligim i yni. Si institucione komunale, do të përkujtojmë e lartësojmë pa ndalur emrin e dëshmorëve të luftës. Ua kemi borxh dëshmorëve ta duam e ta ndërtojmë Prizrenin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *