Totaj ;Vepra e tyre dhe sakrifica e jetës në emër të lirisë, dinjitetit dhe çlirimit i bën ata të pavdekshëm.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marr pjesë në manifestimin e Ditës së Operacionit Shigjeta, në Majën e Pashtrikut, i cili organizohet në shenjë kujtimi dhe nderimi për të rënët në këtë zonë dhe për angazhimin kolosal të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës.

“Vepra e tyre dhe sakrifica e jetës në emër të lirisë, dinjitetit dhe çlirimit i bën ata të pavdekshëm. Lavdi!”, thuhet në njoftim.