Tragjedi në Mal të Zi, mbi 10 të vrarë, eleminohet edhe sulmuesi  

Një 34-vjeçar në Cetinje të Malit të Zi ka qëlluar për vdekje disa persona. I vdekur ka mbetur edhe sulmuesi.Siç raporton vijesti.me, burri kishte shtënë me armë mbi disa bashkëkombës, ku të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur nga ky sulm, ndërsa katër të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor. Në mesin e të vdekurve pati edhe fëmijë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Ekipet emergjente, prokurori i shtetit e policia kanë dalë në vendin e ngjarjes.Të shtënat e para ndodhën pak para orës 16:00, afër ndërtesës së Qeverisë, ku i lënduar mbeti edhe një polic.Akoma nuk dihen shkaqet e sakta që çuan deri te këto vrasje.Pamjet amatore shfaqin autoambulancat duke transportuar viktimat e sulmit. Fëmijët që ishin mbledhur në Cetinje në një kamp të rinjve, janë të sigurt dhe për asnjë moment nuk kanë qenë të rrezikuar, pavarësisht se sulmi ndodhi jo larg vendit ku ata po qëndronin. /Reporteri.net/.