U mbollën fidanë drunjësh sot në shënim të Ditës së Tokës

                            Në kuadër të mbrojtjes së ambientit dhe Ditës së Tokës që ishte me 22 prill,Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj, ajo DKA Luljeta Veselaj Gutaj, kuvendarja Ymrane Fusha dhe përfaqësues të Eko regjioni,dhe nxënës e mësimdhënës morën pjesë në mbjelljen e fidanëve në lagjen “Lakuriq” e ku ishin nxënës të SHFMU “Mati Logoreci” dhe Qendra Burimore “Lef Nosi”.Fillimisht hapjen e kësaj ceremonie e bëri Muhamet Bajrami duke sqaruar se ky aktvitet dhe aktivitet mbahet në kuadër të mbrojtjes së ambientit dhe Shënimit të ditës së Tokës.  Kurse kryetari Totaj tha se sot jemi këtu në shënim të Ditës së tokës që tashmë ne si komunë po i japim rëndësi të madhe edhe për faktin se duke ditur rëndësinë madhe që e ka kjo datë edhe për shëndetin e njeriut ngas ka ndotje të shumta, Urojë që sa më shumë të përkrahim edhe drejtorinë e shërbimeve Publike, pasi që tashme janë duke u ngritur edhe tri hapësira të gjelbërta në qytet.  Kurse për projektet dhe angazhimet që po bëhen në komunën e Prizrenit njoftoi drejtori Çelë Lamaj . Kurse nxënës të shkollës me këtë rast folën edhe pse e duan gjelbërimin dhe e duan këto organizime.