U përjashtua nga FSK-ja për tatuazhin me thënien e Agim Ramadanit, i riu nga Gjilani vendos të largohet nga Kosova

                       Një i ri nga Gjilani kurrë nuk do ta ishte menduar se ëndrrën e tij për të shërbyer në Ushtrinë e Kosovës, do t’i shkatërronte një tatuazh. Aq më tepër, një tatuazh (thënie) e heroit kombëtar të Kosovës, Agim Ramadani. Pasi rregullat e FSK-së thuhet se nuk e lejojnë tatuazhin, ai u përjashtua nga ushtria pak ditë pas pranimit. “Mu shterrshin sytë nëse pushoj, lirinë tënde me ëndrrue, mallkue qoft gjaku im, nëse m’’vrasin pa luftue” vargje këto të nxjerra nga autori Bedri Gjinaj.Ermelindi që e kishte ëndërr të bëhej ushtari i FSK-së, u përjashtua nga FSK, kur kontrollat mjekësore, panë tatuzhin në krahun e tij.Ai sot ka postuar një fotografi të vizës, duke thënë se është detyruar të ikë jashtë vendit meqenëse ju mohua e drejta për punësim. Ermelindi nuk kishte dyshime për të ardhmen e tij, kishte vendosur të bëhej ushtarë, gjersa në krah, kishte përjetësuar duke i bërë tatoo vargjet e famshme të Agim Ramadanit.“Mu shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”.Ishin pikërisht këto vargje që Ermelind Kastratin e përjashtuan nga Forca e Sigurisë së Kosovës.“Dje më kanë largu (të premten, 16 shtator). Që dy ditë na kanë lënë anash pak, sepse e pritshin një vendim prej ministrisë. Vendimi u vonua, unë psiqikisht u lodha shumë. Nuk e disha nëse mundem me ndejt, apo po më largojnë.” fillon rrëfimin e tij ekskluzivisht për gazetën Nacionale, Ermelind Kastrati.

I riu nga Gjilani tregon se me tatuazh ishte pranuar në FSK.“Tatuazhin me vargjet e Katanës, e kam pas edhe gjatë testeve mjekësore në FSK, ata i kanë pa, por nuk më kanë thënë që nuk lejohet, sepse nuk e kam tatunë në një pjesë ku duket shumë“Prej fëmijërisë, e kam ëndërru këtë moment. Të bëhem ushtarë, sepse daja im ka qenë në UÇK, ka luftu për vendin, në zonën e Pashtrikut. Qysh në vitin 2000, menjëherë pas luftes, mua më kanë veshur me tesha të ushtrisë, dhe ja tash, për një tatu, në një zonë ku nuk më duket me uniformë, më larguan”, thotë ai.