U përkujtua Luan Spahiu, me rastin e 16 Vjetorit të vdekjes,nga SHKA”Agimi”.
Në vigjiljen e 80 Vjetorit të shënimit të SHKA’’Agimi, sot u përkujtua 16 Vjetori i vdekjes së profesorit, ish drejtorit të shkollës teknike anëtarit të SHKA’’Agimi’’ dhe udhëheqësit e orkestrës së kësaj shoqërie Luan Spahiu, Këshilli organizativ në krye me Liman Asllanin sot, e rikujtuan këtë njeri të madh. Me këtë rast për veprën dhe jetën e Luan Spahiu u lexua, një biografi e gjatë ku u tha ’’Luan Spahiu – 1962 -2008. Luan Spahiu u lind në më 08.06.1962 në Prizren. Shkollë fillore e kreu në Prizren ndërsa vijoi dhe përfundoi dy shkolla të mesme: gjimnazin dhe shkollën e muzikës. Studioi në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Teknik , Drejtimi Makinerisë dhe pas përfundimit të studimeve morri titullin : inxhinier i diplomuar i makinerisë. Pas diplomimit ;punoi profesor në Gjimnazin e Prizrenit nga viti shkollor 1983 deri në vitin 1991. Nga viti shkollor 1992 deri në vitin 2008 u angazhua në Shkollën e Mesme Teknike :Gani Qavdarbasha”. Në përudhen 2003 deri 2008 ishte zgjedhur Drejtor në Shollën e Mesme Teknike , funksion që e ushtroi deri në vdekjen e tij të hershme. Luani si pedagog ishte shumë i përkushtuar dhe i përgjegjshëm dhe u dallua me aftësi profesionale që dijen ta bartë të brezat me shumë sukses gjë që kjo ndikoi edhe në raportet tejet të mira me nxënësit. Edhe në periudhën e udhëheqjes me Shkollën krijoi raporte kolegiale me të gjithë mësimdhënësit e po ashtu u tregua shumë bashkëpunues edhe me partneret ndërkombëtar, veçmas me ata të KOBLENCIT-RF e Gjermanisë, përmes të cilëve solli edhe kabinetet e para për punë praktike në shkollat e Qytetit. Në vitet e hershme të femërisë së tij u përcaktua për violinë, “mbretëreshën “ e instrumenteve të cilës nuk iu nda deri në vdekje. Meqenëse , pas shkollimit të mesëm, valët e jetesë e orientuan kah shkencat teknike, dashuria për muzikën u fokusua në aktivitet tredhjet-vjeçar në SHKA AGIMI. Gjatë viteve më të rënda të popullit të Kosovës , Luani përveç që ishte shumë aktiv në SHKA AGIMI, zhvilloi aktivitet dhe ishte aktivist i palodhur në LDK si edhe në Këshillin për Financim. Edhe në këtë kohë ishte me nxënës dhe kurrë nuk i la vetëm, Pas luftës vazhdoi angazhimin në Shkollën Teknike dhe për asnjë moment nuk u nda nga SHKA AGIMI. Por sëmundja e kaploi në vitit 2008, Edhe pse kishte seanca të lodhshme mjekimi. Luani vinte dhe interesohej për punën dhe aktivitetet e Agimit. U nda nga jeta në vitin 2008, në moshën dyzet e gjashtëvjeçare. Mbetet i paharruar në kujtesën e nxënëseve e kolegëve por dhe gjithë anëtarësisë së SHKA AGIMI. I pa harruar qoftë kujtimi për anëtarin e vetë
.Kurse në emër të SHKA’’Agimi’’ për jetëb dhe veprëne Luanit ka folur Kadri Skeja ish kryetar dhe kryetar nderi i SHKA’’Agimi’’Pastaj vazhdoi ‘’Qysh në vitin 1978 hyri në dyert e kësaj Shoqërie më të vjetër në trojet etnike shqiptare. Fillimisht si instrumentist -violinist në formacionin e orkestrinës. Pastaj në periudhën 1988 -1990 dhe 1994-2008, udhëhoqi me shumë sukses Orkestrinë e SHKA AGIMI. Krahas aktiviteteve me Orkestër, Luani ishte me vite edhe anëtar i Kryesisë së SHKA AGIMI. Gjatë aktiviteteve prej tri dekadave Luani me orkestër dhe seksionet tjetra të SHKA AGIMI u paraqit në shumë skena vendore, regjionale dhe të Evropës e më gjerë. Si në jetën e përditshme dhe në skenë Luani ishte serioz dhe dinitoz dhe me admirim përfaqësonte jo vetëm Shoqërinë AGIMI pore edhe Kosovën. Këtë ja mundësonin edhe koleget nga Orkestra pasi që me ta punonte shumë në përgatitje paraprake për secilin koncert dhe rrugë që do merrej jashtë Prizrenit. Gëzonte autoritet në mesin , jo vetëm të instrumentisteve por edhe të solistëve meqenëse gjithmonë bashkëpunonte me ta dhe i mirëkuptonte si në ushtrime ashtu edhe në skenë. Gjatë gjithë viteve sa ishte në SHKA AGIMI , Luani me zell përkrahte dhe çdo anëtar të ri që vinte në AGIM dhe gjithmonë ishte i gatshëm t’i ndihmonte e tua lehtësonte rrugën drejtë skenës. Të pa hareshme mbeten mbrëmjet e anëtarësisë së AGIMI- pas përfundimit të koncerteve, kur tuboheshin si “bletët” në lokalet e Shoqërisë dhe kënga e vallja zgjate deri në agim. Luani ishte i paprintueshëm ndaj secilës kërkesë që vinte nga kolegët për ta përcjell me violinën e tij.’’. Kurse për veprën dhe jetën e profesorit kanë rikujtiar moment nga jeta e tyre Dr Fadil Kryeziu dhe profesor Tyrhan Kosova. Kurse me pietet e rikutoi veprën dhe jetën e profesorot Luan Spahiu, Festim Bytyçi. Kurse familjarë e profesorit falenderuan këshillin e organizatizv që nuk e kanë harruar babin e tyre tha e bija,./www.QendraPress.com/