U rrëzua nga Gjykata Kushtetuese – Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil procedohet pa 7 nene

                     Komisioni Për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ka diskutuar për rrëzimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese për Komisionin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil.

Ligji u procedua për shpallje nga presidentja pa nenet 2,6,7, 8,9,10,11, të cilat janë shpallur në kundërshtim nga Gjykata Kushtetuese.

Kryetari i këtij komisioni, Valon Ramandani, ka kërkuar që në përputhje me aktgjykimin, të përgatitet teksti i ligjit për ndryshim.

.

Krahas kësaj, Shabani ka kërkuar të flitet edhe për dorëheqjet e Bordit të RTK-së.

Ndërsa, për vonesat, Ramadani ka thënë se nuk mund të ketë mbledhje pa nisur sesioni i Kuvendit.

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se disa herë kanë tërhequr vërejtjë se komisioni ka tentativë për shkelje të Kushtetutës, por zëri i opozitës nuk është dëgjuar.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se kjo qeveri ka mbi 10 shkelje kushtetuese e se “pikërisht me këtë aktgjykim, Vetëvendosje me prapaskenë, Dejona Mihali ka dashur të kap këto institucione”.

“Është fundi i mandatit të kësaj qeverie, secili jemi përgjegjës për punët dhe angazhimet dhe për shkeljet kushtetuese. Kjo qeveri që ka ardhur me stupc në krahë ka kundërshtuar qëllimshëm Kushtetutën, ka mbi 10 shkelje kushtetuese. Pikërisht me këtë aktgjykim, Vetëvendosje me prapaskenë, Dejona Mihali ka dashur të kap këto institucione. Ne po duhet të kthehemi prapa me keqardhje, duhet të kthehemi nga tre-katër herë me një ligj vetëm për t’iu bindur që keni bërë shkelje kushtetuese”, ka thënë Lushtaku, marrë nga /E.O/