“Unë po iki Kosovë, nuk po të duhem”, studentja e shkëlqyer e infermierisë nuk arrin të gjejë punë, largohet në Evropë

Liri Salihu, me profesion infermiere, është larguar nga Kosova pasi nuk ka mundur të gjejë një vend pune në vendlindje.Salihu megjithëse me një mesatare mbi 9 në nivelin Bachelor dhe Master dhe njohëse e gjuhëve të huaja nuk ka arritur të punësohet me Kosovë, pasi thotë se nëper konkurse ka burokraci.“Kosovë , une kurrë nuk do të bëhem pjesë e pazareve dhe vegël e askujt për një vend pune por padrejtësinë do ta luftoj dhe kundërshtojë.Kosovë , unë pata edhe një shpresë për të qëndruar në vendlindjen time , të jap kontributin dhe dijen time që kam marrë nga instucionet arsimore tua.Por këtë mundësi që nuk e pata unë shpresoj që në të ardhmen do ta kenë familja, kolegët e mi dhe e gjithë shoqëria e këtij vendi” shkruan Salihu në reagimin e saj.E njëjta i ka dhënë lamtumirën Kosovës dhe ka vendosur të largohet në Evropë për të punuar.