Urgjentisht duhet të mësohet kush janë spiunët në ministrit e Kosovës-Shkruan;Liridon LUSHAJ
Publikimi i deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i cili ka thënë se koordinatorja për komitete në Vetëvendosje Dejona Mihali ka një “spiune” brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Ky është një paralajmërim i tmerrshëm dhe ogurzi që urgjentisht duhet të hetohen se kush janë këta spiuna në çdo ministri. Është nevojë e dosidoshme për të kush janë këta persona? Kujt i raportojnë , ku si raportojnë as vetë kryeministrit? Duhet pa kush janë ata persona, pse janë në ato ministri. Sepse binduni o ju kosovarë , po nuk ndodhi kjo do ta kemi barrën e rendë të gjakut të mijëra Dëshmorëve . Do ta kemi mëkatin e mijëra të pagjeturve. Andaj nuk ka pse të pritet as edhe një ditë e vetme dhe duhet pa kush janë ata gjakprishur, ata gjakshkelur. Kosova është gjaku djersa e mijëra e mijëra atdhetarëve që për më gjatë se një shekull kanë ëndërruar këtë shtet. E jo tani të bëhemi shtet ku agjenturave shitura ta nëpërkëmbin gjakun e lirisë. Jo nuk lejohet kjo se gjaku i dëshmorëve është amaneti i secilit, prej nesh që kemi pi ujë e kemi thith ajrin e kësaj toke. Mjerë për shtetin ku nëse i raportohet një Dejona Mihalit. ?!!! Mos ua prishin ardhmërinë fëmijëve të kësaj toke , por spiunët ta marrin vendim meritor/www.Qendra Press.com/