URIME ALBENA, FALEMNDERIT QYTETARË !
Ky është njëri nga urimet shpirtërore e një prindi një ish gazetari dhe këngëtari të njohur ne nivel Kosove e më gjerë Refki Reshitaj kur uron të bojën e tij tashmë deputete. ‘’Sot, nga KQZ u shpallen edhe zyrtarisht rezultatet e votimeve të 14 shkurtit, sipas të cilave deputete në Kuvendin e Kosovës, është rizgjedhur edhe Prof.Ass.Dr. Albena Reshitaj.
Si prind i saj dhe në emër të familjes RESHITAJ i urojmë nga zemra mandatin e ri në organin më të lartë ligjvënës,të bindur se, ashtu si edhe deri më tash, do ta përfaqësoi denjësisht, ligjërisht, moralisht dhe profesionalisht interesin qytetarë dhe të shtetit tonë, qëllim dhe obligim ky i shenjët për çdo deputet të ndërgjegjshëm !
Falënderim dhe respekt shumë i veçantë për të gjithë votuesit në komunën e Therandës, në gjithë Kosovën dhe në Diasporën tonë për besimin në Albenën. Personalisht falënderoj shokët dhe miqtë e mijë, të hershëm e të tanishëm për mbështetjen e dhënë gjithandej vendit dhe jashtë ! E gjitha kjo është një obligim për angazhim maksimal për deputeten, në njē kohë sfidash e përgjegjësish të mëdha që e presin Kosovën në këtë mandat. URIME dhe SUKSESE..!’’/qendrapress.com/