Vajza e djem kapen me drogë në Prizren

                 Pesë persona janë kapur me substanca narkotike në Prizren.Sinjali mëson se të dyshuarit janë 2 vajza dhe tre djem, tek të cilët pas kontrollit policor u gjetën disa qese me marihuanë e disa paketime me ekstazi dhe prova të tjera që do të përdoren kundër të dyshuarve.Për shkak të posedimit të këtyre substancave, pesë të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar për veprën me të cilën ngarkohen.Pas përfundimit të dhënies së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast, për secilin veç e veç për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.