Vala e të nxehtit nuk ka mbaruar
Teksa është gjysma e stinës së verës, nxehtësia rekorde dhe moti ekstrem gjatë këtij viti janë të paprecedentë, por jo befasues, thanë shkencëtarët.Bota është përballur me nxehtësi dhe vërshime vdekjeprurëse dhe me zjarre të egra. Por, ende nuk ka sinjale se situata është duke u përmirësuar.Qendrat për parashikimin e motit në Evropë dhe Amerikë kanë paralajmëruar se muajt gusht dhe shtator do të jenë më të nxehtë se zakonisht.“Ne po shohim në mbarë botën ndryshime të paprecedentë”, tha shkencëtari për klimën në Agjencinë kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), Gavin Schmidt.“Valët e të nxehtit që po shohim në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, në Kinë, po thyejnë rekorde. Kjo nuk është befasi”, tha ai.Shkencëtarja e klimës në Kolegjin Mbretëror të Londrës, Friederike Otto, tha se shpjegimi se pse po ndodhin valët e të nxehtit është “gjë e mërzitshme”, pasi sipas saj ato vazhdimisht ndodhin. Megjithatë, ajo tha se shpjegimi pse ndodhin valët e të nxehtit ka rëndësi, “sepse tregon sërish se sa kanë rol ndryshimet klimatike në atë që ne aktualisht po përjetojmë”.Këto ndikime do të vazhdojnë”, tha Schmidt. “Ne do të shohim këto ndikime gjatë këtij viti dhe gjatë vitit tjetër” me ngrohjen natyrale të Paqësorit nga El Ninjo, që do të shtojë ndikim dërrmues në ndryshimet klimatike që shkaktohen nga njeriu, kryesisht përmes djegies së qymyrit, naftës dhe gazit”.Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike dhe El Ninjo janë shkaktarët e mëdhenj të të nxehtit ekstrem.