Lajmi i fundit-Aksident mes veturës dhe autobusit në Klinë, gjashtë të lënduar

                       Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në Gllarevë të Klinës. Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë. Lajmin  e konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin