Valbon Krasniqi: Deri tani Lija e majmunit nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID

                        Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur rreth sëmundjes së re të përhapur në botë e njohur si Lija e majmunëve.Ai në një intervistë për KosovaPress duke folur në cilësinë e infektologut tha se deri tani Lija e majmunëve nuk e ka mundësinë e përhapjes si koronavirusi.“Sigurisht që ne e përcjellim me vëmendje situatën me vendet e rajonit, por edhe më gjerë dhe në rast se eventualisht paraqiten, atëherë që sigurisht spitalet tona do të jenë të përgatitura për trajtimin e tyre….. Nga ajo që dihet deri tani të paktën është nuk e ka mundësinë e përhapjes sikurse COVID-i dhe shpresojmë që mos ta merr atë fuqi dhe atë shpejti por duhet të presim se si po zhvillohet situata”, tha ai.Tashmë në Kosovë është raportuar rasti i parë i dyshimtë për Lijën e majmunëve.Bëhet fjalë për një 69-vjecar nga Dragashi, hospitalizimi i të cilit në Klinikën Infektive u bë u bë për shkak se te I njëjti janë shfaqur ndryshime në lëkurë, derisa burime të televizionit tregojnë se ky qytetar nuk ka pasur historik të udhëtimit.Lidhur më këtë rast Klan Kosova raportoi në orën e vona të së premtes ku gjatë ditës së shtunë ky informacion u konfirmua edhe nga vet Ministria e Shëndetësisë.MSh bëri me dije se pacienti është në gjendje stabile dhe mostra për testim është dërguar në laboratorin referent të OBSH-së, në Holandë, ngase IKSHPK ende nuk është furnizuar me teste përkatëse.