Vazhdimi i seancës pas disa diskutimeve mbyllet për mungesë kuorumi
Sot, ka vazhduar seanca e Mbledhjes së nëntë pasi të enjten e shkuar, u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit. Në vazhdimin e kësaj seance të ftuar nga kryesuesja Antigona Bytyçi mori pjesë edhe kryetari e nënkryetari Kujtim Gashi. si dhe disa drejtorë ekzekutiv. Fillimisht kuvendarët edhe të pranishmit tjerë i përshëndeti kryesuesja Antigona Bytyçi, duke theksuar se jemi 27 kuvendarë .Lidhur me pikën e komisionit përzgjedhës sqarim dhe drejtoresha e Arsimit. Shukri Quni, diskutoi lidhur me komisionin per zgjedhje të drejtorëve. Selman Sokolaj,u përqëndrua lidhur me njërin nga të propozuarit që pohon se është i inqizuar për trikat që din ti bëjë.Ilir Gashi, reagoi për mungesën e kryetarit ,pasi ka ardhur një emër i involvuar në aferë ,kryetari do te duhej te jep sqarime .Islam Thaçi,kërkoi një frymë mirëkuptimi ne kuvend. Dafina Alishani reagoi,lidhur me punën e kryesueses dhe pastaj lidhur me njërin nga anëtarët e këtij komisioni .Qemajl Krasniqi, tha se debat më të ultë ska pasur këtu dhe derisa të bëhet tjetër klimë tha ne e lëshojmë sallën. Pas disa debateve kryesuesja jep një pauze për të takuar shefat e grupeve të kuvendarëve, Pas kësaj pauze kryesuesja Bytyçi për shkak të mungesës së kuorumit e mbylli këtë mbledhje.