Vazhdojnë kërcënimet ndaj Grenellit, shqiptarët i dërgojnë simbole me thika e sëpata

0

Ish-i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-​Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar të marr mesazhe kërcënuese nga disa persona, në rrjetet sociale.Grenell gjatë ditës së djeshme ka marrë kërcënime nga një shqiptar në rrjetin social Instagram.Personi i quajtur Bekim Xhika, e ka kërcënuar me prerje koke Grenellin, ai ka shtuar se posa të vijë në Grenell në Shqipëri do ta eliminojnë, duke ia kujtuar se shqiptarët nuk harrojnë kur thonë diçka.Mirëpo ky nuk është mesazhi i vetëm që ka marrë Grenell, ai poashtu është kërcënuar nga disa persona gjithashtu shqiptar, shkruan Gazeta Metro.Të gjitha këto mesazhe kërcënuese ndaj ish shefi të Inteligjencës Amerikane si dhe ish- ambasadorit amerikan në Gjermani, Grenell.Një kërcënim tjetër, që Grenell ka publikuar janë disa thika dhe një sëpatë që personi me emrin Florian Miftari i ka dërguar ish-ambasadorit. Gjithash shqiptarët nuk janë mjaftuar më kaq, ata kanë vazhduar ta ofendojnë me mesazhe të ndryshme Grenellin.E krejt ky reagim i pamatur dhe kërcënues i disa personave ndaj Grenell, ka ardhur pasi ky i fundit ka shkrua për Vidovdanin duke përkujtuar siç ka thënë ai, martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari.“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, shkroi Grenell.Duhet theksuar se mesazhe fyese ndaj Grenell kanë ndodhur edhe me herët nga mbështesë të Vetëvendosjes.Ndryshe, Grenell dhe administrata Trump është me meritoja për njohjen e Kosovës nga Izraeli, një nga shtetet me të rendësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *