Vazhdon greva e punëtorëve teknikë të Kuvendit, Azemi: Javën e ardhshme mund t’i ndërpritet kontrata kompanisë
Përfaqësuesit e punëtoreve teknike dhe kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemit, kanë mbajtur një takim me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcin dhe me Ilir Kërçelin, këshilltarin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ky takim i tyre rrjedhë pas një jave që punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë me kërkesë me rritje page nga 275 në 550 euro. Kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për media se gjatë javës do t’i dërgojnë fakte për shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas tij, nga ana e Kuvendit ka marrë zotime se nëse faktohet një gjë e tillë.“Ne jemi në një duel dhe nëse kemi argumente të mjaftueshme Kuvendi është i gatshëm ta ndërpresë kontratën me këtë kompani, sepse ne nuk mund të kryejmë shërbime për punëtoret të cilat nuk është duke shërbyer këtu. Numri i të paguarave dhe numrit që janë prezent është në diskrepancë. Punëtorët që shkojnë në pushimet vjetore nuk zëvendësohet nga punëtorët e tjerë. Çështja e pagës është prioritet, ne nga java tjetër do të tregojmë argumentet tona ne do të vazhdojmë me grevat tona që pa u mbushur ana ligjore e këtyre punëtore dhe ata kanë marrë obligim të shikojnë kontratën se a kanë respektuar apo jo. Gjëra që kanë ndodhur para dy tre muajve nuk do të ndodh më. Kjo kontratë sipas gjasave nuk është respektuar”, deklaroi Azemi.