Vdes 5-vjeçari në Mitrovicë, u godit nga një veturë derisa po lëvizte me biçikletë  

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku për pasojë ka vdekur një pesë vjeçar.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.I njëjti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 ku të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një biçiklist i moshës 5 vjeçare dhe si pasojë ky i fundit ka humbur jetën. “Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biciklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçare”, ka konfirmuar Zahiti.