Vdes Ajet Elshani, ish-epror i UÇK-së dhe TMK-së.

       Ajet Elshani, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ka ndërruar jetë. Ai ishte nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit.

Familja Elshani ka njoftuar për ndarjen e tij nga jeta përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 11 korrik 2025, në orën 14:00, në varrezat e lagjes Elshani në fshatin Krajkovë.