Vdes një 23-vjeçar në vetë-aksident në Studeqan të Therandës 

                    Një 23-vjeçar ka humbur jetën pas një vetë-aksidenti në mbrëmjen e së premtës rreth orës 18:50, raporton policia

Lajmin , e bëri të ditur Toger Shaqir Bytyqi, sipas të cilit viktima është dërguar në QKUK për trajtim të menjëhershëm, por që nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. “Aksidenti ka ndodhur pasditën e sotme rreth orës 18:50, rrugës për fshatin Studeqan të Therandës Viktima mashkull i vitit 1999, ka humbur jetën pas një vetë-aksidenti. I njëjti është dërguar në QKUK, në Prishtinë, por që nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra”, ka thënë Bytyqi për mediat lokale ne Therandë