Vdes një grua nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan

0

       Një grua e moshës 82-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Mramor, njofton Insajderi.

Rastin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Insajderi-n zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi orë më parë ka bërë të ditur se sot rreth orës 17:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mramor, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Ai tutje ka theksuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes nga rruga e një veture, e cila ka rënë në një përrua skaj rrugës.

“Sot, më datë 06.08.2020 rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident). Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafikut i janë përgjigjur njoftimit. Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë pesë persona të cilët janë transportuar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si paosjë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *