Vdes një shtetas i huaj në Prizren, në spital dërgohet pa shenja jete.
Togeri i policisë Rajonale në Prizren Shaqir Bytyçi, mbrëmë ne orën 19 e 15 është raportuar se shtetas nga turk në Krushë të vogël ka pësuar vdekje. Menjëherë është transferuar për në Spitalin e Prizrenit, por pa shenja jete Policia ka bërë të ditur se për këtë rast janë intervistuar tre dëshmitarë.“Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, pohon togeri Shaqir Bytyçi.