VENDOSEN MASA TË REJA ANTI-COVID PËR MARKETET, KAFENETË DHE QENDRAT TREGTARE
Vendosen masa të reja anti-COVID për marketet, kafenetë dhe qendrat tregtare
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e radhës së Komitetit për menaxhimin e Pandemisë Covid-19, duke thënë se disa nga masat e reja tashmë kanë filluar të japin rezultatet e para.
Ai ka treguar se kapacitetet spitalore janë shtuar dhe është rritur edhe numri i profesionistëve shëndetësor për të ndihmuar kolegët e tyre, të cilët disa nga ta janë prekur nga infeksioni.
“Ndër të tjera masat e vendosura të jenë të krahasueshme me vendet tjera, qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore të obligohen qe të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, në qendrat tregtare ushqimore mos të lejohet hyrja e konsumatorëve pa karrocë të blerjes ( sepse ajo vet e krijon distancën mes personave sa janë në market), lokalet e gastronomisë të jenë të obliguara qe një numër të tavolinave t’i kufizojnë për mos lejim për shërbim, etj”, ka thënë Zemaj.