Vera e vitit 2024 është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet
Shkencëtarët kanë konfirmuar se vera e vitit 2024 theu rekordet globale të nxehtësisë për të dytin vit radhazi, duke e bërë atë të jetë viti më i nxehtë në histori.
Të dhënat nga Copernicus, agjencia evropiane e ndryshimeve klimatike, tregojnë se nga muaji qershor deri në gusht ishte periudha më e ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1940.
Rekordet e vendosura vetëm vitin e kaluar tashmë janë thyer pasi ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit, me një nxitje të përkohshme nga El Nino, po rrit vazhdimisht temperaturat dhe motin ekstrem, thanë shkencëtarët. Vera meteorologjike veriore – qershor, korrik dhe gusht ishte mesatarisht 16.8 gradë Celsius, sipas Kopernikut. Kjo është 0,03 gradë Celsius më e ngrohtë se rekordi i arritur gjatë vitit 2023, shkruajnë mediat e huaja. Muajt gusht të viteve 2024 dhe 2023 janë barazuar si gushtet më të nxehta në nivel global, me një temperaturë mesatare prej 16.82 gradë Celsius (62.27 gradë Fahrenheit).
Muaji korrik ishte hera e parë pas më shumë se një viti që bota nuk vendosi një rekord të ri, duke qenë pak më i freskët se korriku i vitit 2023, por për shkak se qershori i vitit 2024 ishte shumë më i nxehtë se ai i vitit 2023, kjo verë në tërësi ka qenë më e nxehta, tha Drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo.
Të dhënat datojnë në vitin 1940, por të dhënat amerikane, britanike dhe japoneze, të cilat fillojnë në mesin e shekullit të XIX-të, tregojnë se dekada e fundit ishte më e ngrohta që nga matjet e rregullta dhe ndoshta në rreth 120 mijë vjet, sipas disa shkencëtarëve.
“Këto shifra tregojnë se si kriza klimatike po e shton kontrollin ndaj neve”, tha Stefan Rahmstorf, klimatolog në Institutin për Kërkime Klimatike në Potsdam. /Telegrafi/