Veseli: Vdekja e Hajrullah Goranit, humbje e madhe për të gjithë

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrullah Goranit.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se profesor Gorani dhe autori i nderuar i shumë librave, u shndërrua në frymëzim për gjenerata të tëra në përpjekjet shekullore për liri e pavarësi.

E preferuara e shumë shteteve të Evropës, sallami Poli vjen edhe në Kosovë!

 “Ai ishte përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo përpjekje tjetër në shërbim të Kosovës. Vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë ne. Vepra e profesor Goranit do të mbetet dëshmi e patjetërsueshme për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë i Veselit:

“Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrullah Goranit, profesorit të nderuar dhe njeriut i cili në kohë të vështira u angazhua për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.

Profesor Gorani dhe autori i nderuar i shumë librave, u shndërrua në frymëzim për gjenerata të tëra në përpjekjet tona shekullore për liri e pavarësi.

Ai ishte përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo përpjekje tjetër në shërbim të Kosovës. Vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë ne. Vepra e profesor Goranit do të mbetet dëshmi e patjetërsueshme për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *