Vështirësohet lëvizja në Rrugën e Kombit

0

                      Ndryshimi i motit dhe reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në Kukës.Reshjet kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në rrugën e Kombit. Për pasojë u bllokua një krah i rrugës nga Kukësi drejt Tunelit te Kalimashit. Lëvizja e automjeteve ishte e vështirë në orët e mëngjesit dhe të paradites. Kjo situatë është krijuar edhe për shkak të mungesës së rrjetave mbrojtëse në një krah të rrugës duke mos ndaluar rënien e gurëve dhe inerteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *