Vetëvritet Sokol Halili – vrasësi i gruas shtatzënë, pasi policia e kishte lokalizuar

                     Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e Sokol Halilit dhe i njëjti përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë veten. Sveçla në një postim në Facebook shkruan se Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit. “Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkruan Sveçla/www.qendrapress.com/