Vetura godet për vdekje këmbësoren në Prizren
Një grua e moshës rreth 50-vjeçare është goditur nga vetura sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Brigada 125” në Prizren.E njëjta si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë së rajonit të Prizrenit.