Vrasjet në Kosovë, shkak edhe COVID-19
Izolimi në shtëpi gjatë kohës së pandemisë, ka ndikuar në shëndetin e qytetarëve.
Derisa javën që po lëmë pas, ndodhen disa vrasje, psikologët e sociologët të njejtat po i lidhin edhe me pandeminë në vend, raporton T7.
Sipas tyre, izolimi ka mundësi që ka ndikuar në shpërfaqjen e dhunës dhe agrisivitetit të mbrendshëm.
Psikologët e sociologët thonë se rastet e vrasjeve në Kosovë janë shpërfaqje e mbylljes për shkak të COVID-19.
Javën e kaluar vendi u trondit nga një ngjarje e rëndë.
Vrasja e një 72 vjeçari në mënyrë mizore duke i prerë kokën me sëpatë djali i tij 40 vjeçar ishte një prej situatave rrallë të dëgjuara.
Por, vetëm dy ditë para kësaj vrasje, të shtunën e kaluar, një tjetër ndodhi në Podujevë.
Atje për shkak të një prone kishte ndodhur një përleshje me armë zjarri, për pasojë dy persona vdiqën.
E më 3 korrik, në fshatin Hallaq të Lipjanit dy familje fqinje u përfshin në një konfilkt që përfundoi me një të vdekur e disa të plagosur.
Të gjitha këto raste vrasjesh e incidente të tjera u shënuan gjatë periudhës me pandeminë në vend.
Psikologët thonë se periudha e izolimit ndikon që të tek njerëzit të shfaqet më shumë agresiviteti. Psikologia Klinike, Nexhmie Beshiri shpjegon problemet më të shpeshta me shëndetin mendor të kanë pacientët gjatë kësaj periudhe.
Ajo tutje sugjeron që sa më shpejt të gjithë të pajtohemi me realitetin e ri në mënyrë që të mos ketë pasoja më të rënda për shëndetin mental.
Edhe sociologu Besim Gollopeni pohon se sjelljet e njerëzve në situate të tilla ndryshojnë.
Mbyllja për shkak të Covid 19 sipas tij shpërfaq shenja të dhunës individët edhe për shkak të pasigurisë.
Pos vrasjeve, gjatë periudhës së pandemisë është raportuar për shtim të rasteve të dhunës në familje. /Reporteri.net/