Vuçiq kërcënoi Perëndimin, reagime të ashpra në “X” – bëhet thirrje që të ndalet kjo gjuhë
Deklaratat kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq kanë nxitur reagime të shumta në platformën “X”.
Demush Shasha, nga Instituti Epik, ka publikuar deklaratën kërcënuese të Vuçiqit, ku e njëjta pastaj është shpërndarë nga figura të njohura vendore e ndërkombëtare, të cilët kanë kritikuar ashpër qasjen e presidentit serb.
Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka thënë se duhen ndaluar shtetet agresore, dhe se nuk është çështja që Perëndimi të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë. “Një mjedis i qëndrueshëm i sigurisë në rajonin tonë duhet të ketë si pikënisje frenimin demokratik të shteteve agresore. Çështja nuk është që Perëndimi të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë por Serbia të pranojë realitetin e pasluftës në rajon dhe t’i bashkohet familjes së shteteve demokratike në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bushati/telegrafi/