Xhaferi: Imazhi i Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve ka rënë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, deklaroi se imazhi i Kosovës nësytë e ndërkombëtarëve nuk është në të njëjtat nivele që ka qenë.Xhaferi thotë se Kosova duhet të merret seriozisht me këtë çështje, dhe se raportet me ndërkombëtarët duhettë përmirësohen. “Fatkeqësisht imazhi institucional i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës sot nuk është në nivelet që kanë qenë para shumë kohësh. Sot, ka shkuar në kontekstin negativ. Pra ne nuk na vjen mirë dhe nuk kënaqemi me këtë situatë. Ne na prekë, jemi të shqetësuar për faktin se vetë shqiptarët e Maqedonisë kanë dhënë kontribut që shteti i Kosovës të jetë shteti i Kosovës, të ngrihet në nivelin që duhet dhe nuk është aspekti im individual, por është ndjesia e shumë shqiptarëve në Maqedoni. Për faktin se kanë shumë kontribut shqiptarët nga Maqedonia dhe ne bashkëndjejmë aspektin e humbjes së imazhit që ka pasur paraprakisht Republika e Kosovës”.