Zafir Berisha fton për protestë në Hagë

Si dikur edhe me 14 shtator në Hagë të bëhemi bashkë, është momenti me protestu për padrejtësit që po ju bëhet në emër të drejtësisë bashkëluftëtarëve tonë.

ADN e shtetit të Kosovës është UÇK-së dhe gjaku i derdhur për këtë vend, bashkë me luftetarët që i sollën lirin Kosovës!

UÇK-së si guerilja më e suksesëshme e shekullit 20, ishte edhe si rezultatë i shqiptarëve që erdhën nga e gjithë bota dhe kapën armën për t’i dhën fund sundimit serbo-sllavë dhe argatëve të tyre në tokat shqiptare, e që me luftën e drejtë bënë që kauza e saj e drejtë të mbeshtetet edhe nga aleanca e Nato-s!