Zafir Berisha: Tani është momenti i fundit kur Prizrenit duhet t’i kthehet shpresa

0

                         Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, takoi sot kandidatët për asamble komunale.

Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit, Kryetari Berisha, prezantoi edhe programin qeverisës për mandatin katër vjeçar dhe sfidat që na presin gjatë këtij mandati.

Angazhimi i secilit prej nesh tashmë është kthyer në domosdoshmëri, sepse tani është momenti i fundit kur Prizrenit duhet t’i kthehet shpresa, të cilën e kanë rrëmbyer pushtetarët e papërgjegjshëm të komunës tonë, përfundoi Kryetari Berisha.

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren./www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *