Zbarkon në Kosovë edhe një kontingjent përforcues i EULEX-it
Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi ditë më parë se do të përforcojë njësinë e tij të specializuar policore me një njësi rezervë, shkruan Reporteri.net. “Data e vendosjes së xhandarëve italianë është në pritje të konfirmimit”, tha Wigemark për Reporteri.net.Kjo Njësi Policore e Specializuar Rezervë, e përbërë nga 92 anëtarë të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë nga Portugalia, Franca dhe Italia do të vendosen përkohësisht në Kosovë për të përforcuar kapacitetin e Njësisë së Formuar të Policisë së EULEX-it.
EULEX-i thotë tutje se prurja e kësaj njësie në Kosovë, do të rrisë më shumë sigurinë.
“Njësia Policore e Specializuar Rezervë, do të mbështesë EULEX-in në përmbushjen e detyrave, duke përfshirë edhe reaguesin e dytë të sigurisë së Kosovës nëse është e nevojshme, duke marrë parasysh mjedisin e sigurisë. Njësia policore e formuar nga rezervat është vendosur si përgjigje ndaj nevojës së misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për të mbështetur më mirë homologët tanë kosovarë nëse kërkohet dhe nëse është e nevojshme. Me vendosjen e tyre në Kosovë, xhandarët mund të angazhohen – nëse lind nevoja – në aktivitetet e EULEX-it, duke përfshirë patrullimet ditore të zbulimit dhe trajnimet mbi strategjitë për kontrollin e turmës dhe trazirave. Vendosja e njësisë policore të formuar nga rezervat, tregon vendosmërinë e EULEX-it që të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e Kosovës dhe të kontribuojë në sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha tutje Wigemark për Reporteri.net.