Zdrukthëtari nga Gjakova që refuzoi ofertën prej një milionë frangash nga Zvicra
Ruzhdi Qarri prej 55 vitesh e ushtron zejen e zdrukthëtarit në Gjakovë.Ai preferon më shumë të merret me punimin e djepit.
Mjeshtri tregon se si shumë zeje tjera edhe profesioni i tij është në zhdukje e sipër.
Punën e ka filluar qysh në moshën 15 vjeçare duka marrë profesionin nga familja.
Ai kujton se në ato kohë më së shumti janë kërkuar kutitë e nusërisë ku çiftet e reja kanë mbajtur paratë dhe gjërat tjera me vlerë. Qarri thotë se ndjehet i lumtur me këtë profesion pasi ka mbajtur familjen, por shprehë shqetësimin që të rinjtë nuk kanë më interesim për të punuar. Ai ka përmendur një rast interesant, kur një kohë i kishte ardhur një ofertë e majme nga një Zviceran, por që Ruzhdiu e kishte refuzuar.
“Në vitin e largët 1986 vjen një mërgimtarë i ynë së bashku me një zviceran. Ai ishte drejtor për mbrojtjen e trashëgimisë në Zvicër. Më thotë “a kishe ardhur për të punuar në Zvicër, unë e di çfarë angazhimi të japë”. Ofertën që ma bëri ishte 1 milionë franga për një periudhë 10 vjeçare. Ai ishte i interesuar për dizajnët e mia më shumë”, tregon për TV Dukagjinin zejtari nga Gjakova.“Unë nuk pranova, pasi si gjakovarë isha lokalist dhe e dua vendin tim. As sot nuk jam penduar për atë vendim. Të gjithë duhet ta duan vendin”, rrëfen tutje zejtari.
Qarri shton tutje se kryesisht në vendet perëndimore pëlqehen shumë punimet artizanale që bëhen në Kosovë. /Telegrafi/