Zëdhënësja e BE-së për siguri thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë: Ndalni retorikat nxitëse për luftë 
Zëdhënësja e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të liderëvë të Kosovës dhe Serbisë, për një konflikt të ri të armatosur.Massrali konsideron se këto deklarime janë shqetësuese, duke kërkuar që veprimet e tilla të ndalen menjëherë.“Rritja e retorikës nxitëse së fundmi mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat për luftë dhe konflikt në Ballkanin Perëndimor janë shqetësuese. Të dyja palët duhet t’i japin fund menjëherë armiqësive të ndërsjella”, shkroi Massrali në Twitter.