Zejtarët dhe ndërmarrësit luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore?
Zejtaria në Kosovë ka një histori të gjatë dhe të pasur që daton qysh në kohët e lashta. Zejtarët në këtë rajon kanë qenë të njohur për mjeshtërinë e tyre dhe për kontributin në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditave lokale. Këto tradita janë kaluar nga brezi në brez dhe mbeten të gjalla edhe sot .Kështu tregon kryetari i Oda e Prizrenit Mrs Afrim Tejeci.
Në Prizren, zejtarët krijojnë produkte unike artizanale,që pasqyrojnë traditat dhe historinë e rajonit tonë. Këto produkte jo vetëm që përforcojnë identitetin tonë kulturor, por gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit përmes turizmit dhe tregtisë.
Për më shumë histori dhe artizanate të mrekullueshme, ndiqni @OdaPrizrenit dhe mbështetni zejtarët tanë të talentuar!porosit Tejeci./www.QendraPress.com/