Zemaj: Jemi duke tentuar t’i sigurojmë 1.2 milion vaksina antiCovid

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se se sigurimi i vaksinave antiCovid, është një nga prioritetet e tij.

Ai tha se janë duke tentuar që të sigurojnë 1.2 milion vaksina.

“Aktualisht ne tentojmë që të sigurojmë 1.2 milionë vaksina, do me thënë sipas kategorive dhe prioriteteve që i ndajmë. Planin e kemi, jemi duke siguruar pjesën tjetër që është edhe pjesa e administrative, por edhe të infrastrukturës së ruajtjes dhe përdorimit të kësaj vaksine… pra nuk është vetëm një segment sigurimi por është edhe ruajtja, shpërndarja dhe mbi të gjitha edhe trajtimi i tyre që e japin”, tha Zemaj.

“Ne kemi një pjesë të siguruar të kësaj vaksine, unë kam nënshkruar aplikacionin, është një 20 përqindsh që ndahet edhe pse është në pjesën tjetër të vitit nga Aleanca Kovaks, pjesa tjetër duhet të sigurohet dhe jemi duke përdorur disa rrugë alternative që detyrimisht ta kemi për qytetarët”.

“Ligji antiCOVID na ka mundësi që t’i vaksinojmë të gjithë qytetarët”, tha Zemaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *