Zemaj, ka paralajmëruar se mund të ketë mbyllje totale pas ditës së nesërme.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se mund të ketë mbyllje totale pas ditës së nesërme,
Zemaj bëri të ditur se nesër do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-COVID, duke parë se numri i vdekjeve është i lartë dhe personave të infektuar gjithashtu.
“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKSHP dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, deklaroi Zemaj nga Komuna e Podujevës, raporton arbresh.info.
Zemaj u pyet për mundësinë që të ketë mbyllje totale, ku tha se do të veprohet si thonë profesionistët shëndetësorë, duke mos e përjashtuar një gjë të tillë.
“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”, tha Zemaj.
Ditë më parë, Gazeta Insajderi ka raportuar se burimet e redaksisë brenda Policinë së Kosovës kanë thënë se disa njësiteve policore u është kërkuar të përgatiten për kufizime të reja; të ngjashme me ato të pranverës.
Për këtë dyshohej se Qeveria aktuale ka menduar përsëri mbylljen totale – siç kishte ndodhur në mars të këtij viti