Zhduket një 13-vjeçar nga Prizreni, prindërit kërkojnë ndihmë për ta gjetur
Një 13-vjeçar nga Prizreni është raportuar i zhdukur që nga 10 dhjetori.Policia e Kosovës njoftoi të martën se i zhdukuri Ender Cahani, i lindur më 9 gusht të 2009-s, është parë për herë të fundit nga nëna e tij më 8 dhjetorit, në orën 18:20 kur ka dalë nga shtëpia.“Sipas ankuesit viktima është mashkull, me peshë mesatare, flokët të shkurtra, 13 vjeçar. Ankuesja thotë se edhe tjetër herë ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia dhe është kthyer prapë, por tani nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt”, thuhet në njoftimin policor.Autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e vendndodhjes së tij.“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin (fëmijën) e njëjtë, apo di diçka për vendndodhjen e tij, të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.