Zhdukja e 27 vjeçarit nga Shqipëria/ Policia e shpall në kërkim 

                    Ka shtatë ditë që është zhdukur 27 vjeçari nga Shqipëria Melidin Adili nga fshati Borje i Shqiprisë. Ai së fundi ishte parë afër fshatit Brodë të Komunës së Dragashit, Policia njofton se me 4 shator në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar ky person i zhdukur. Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.maj.1995 nga Fshati Borje I Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga shokët e tij të punës , me datën 04 shtator , më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragashë. Sipas Policisë ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .   “Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi. Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar”, njofton Policia.Policia thekson se personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojnë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri.