Zjarr i madh në Pejë, flaka e madhe përfshin dy shtëpi

                       Një shtëpi është kapluar nga një zjarr i madh mëngjesin e sotëm afër gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, si pasojë zjarri ka kapluar edhe shtëpinë tjetër afër saj. Raportimet e para thonë se nuk ka persona të lënduar, teksa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.Sipas policisë, zjarrfikësit janë duke u munduar që ta lokalizojnë zjarrin.Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma.