Zjarr në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës

                         Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, transmeton Reporteri.net. Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka postuar edhe video, ku shihen zjarrfikësit duke tentuar të fikun zjarrin.“Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë”, shkroi Muharremaj. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë zjarr mbrëmjen e së premtes.